E bujshme: Panucci kalon oqeanin, takim kokë më kokë me mbrojtësin

Futboll

E bujshme: Panucci kalon oqeanin, takim kokë më kokë me mbrojtësin

Më: 13 janar 2019 Në ora: 10:27
Christian Panucci

Trajneri Christian Panucci duket se ka 7 jetë. Gojët e liga thonë se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e pushoi pas përformancës skandaloze në Ligën e Kombeve, por një shkop magjik e riktheu. Italiani duhet të konfirmojë veten në eliminatoret e europianit dhe për këtë arsye po mundohet të bëjë "blerje" për ekipi tonë.

Emri më i interesant është ai i Tomas Guidara-s. Mbrojtës argjentinas ka një prejardhje shqiptare dhe të gjithë në FSHF me në krye teknikun Panucci po mundohen ta bindin që të luajë me kombëtaren. Guidara nuk di shqip dhe me shumë mundësi do të ketë mësuar për pozicionin gjeografik të Shqipërisë vetëm në momentin që është mësuar me faktin intrigant se mund të përfaqësojë fanellën kuqezi. 

Lojtari i Belgranos në Argjentinë luan si mbrojtës i djathtë, por mbulon dhe qendrën. Ai është titullar me ekipin e tij në ligën elitare të shtetit amerikano-jugor. Mediet argjentinase zbulojnë faktin se interesimi i FSHF-së është bërë zyrtare tashmë për Tomas Guidarën. Për këtë arsye, javën e ardhshme, mbrojtësi do të ketë një takim kokë më kokë me trajnerin Christian Panucci që do t'i tregojë projektin e tij dhe se çfarë roli do të ketë Guidara në të. Lojtari duhet t'i japë përgjigje nëse pranon të bëhet pjesë e një kombëtareje që nuk është ndër më të mirat në Europë, por ndeshet kundër "big"-ve. Një reklamim fantastik për mbrojtësin. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat