Atletico mezi e mundi ekipin e Bardhit

Futboll

Atletico mezi e mundi ekipin e Bardhit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 13:52
Atletico mezi e mundi ekipin e Bardhit

Atletico Madridi me shumë vështirësi fitoi tri pikë në kampionatin spanjoll.  Skuadra që drejtohet nga trajneri Diego Simeone ngadhënjeu me rezultat minimal 1:0 ndaj Levantes. Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, luajti nga minuta e parë, u angazhuan deri në pikën e fundit, por të pafat që të kthehen me një pikë. Atletico fitoi falë penalltisë.

Në minutën e 56-të, Thomas godet por topi e prek në dorë malazezin Nikola Vukçeviç dhe gjyqtari akordon penallti. Antoine Griezmann ka qenë i saktë nga penalltia, duke siguruar fitoren e Atleticos. Duhet theksuar se ndeshja në stadiumin “Wanda Metropolitano” u shikua nga 57093. Atletico renditet në vend të dytë me 38 pikë pas 19 jave të zhvilluara, kurse Levante është në pozitën e 11-të me 23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat