Gjykata kërkon ADN-në e Ronaldos - Bota Sot
Gjykata kërkon ADN-në e Ronaldos

Futboll

Gjykata kërkon ADN-në e Ronaldos

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:45
Cristiano Ronaldo

Me një vendim gjykate që u dorëzua zyrtarisht disa ditë më parë, policia e Las Vegasit dërgoi një letër kolegëve nga qyteti italian i Torinos duke kërkuar një mostër të ADN-së të futbollistit Cristiano Ronaldo për përdhunimin e supozuar.

Veprimi kundër një lojtarit të njohur është përsëri i vlefshëm, pasi Kathryn Mayorga vendosi të rihapë procedurat para gjykatës.

Edhe pse portugezi pranoi se kishte marrëdhënie intime me Kathryn, ai ka thënë disa herë se spekulimet rreth përdhunimit të supozuar janë të pabazuara dhe se Kathryn dëshiron të rrëmbejë para prej tij.

Avokati i Ronaldo, Peter Christiansen, konfirmoi se policia italiane mori një kërkesë nga kolegët amerikanë dhe se kjo ishte një procedurë standarde.

Mayorga paraqiti një padi kundër Ronaldo për përdhunimin e supozuar në vitin 2010, ndërkohë që u pajtuan gojarisht për tërheqjen e saj në këmbim të 375 mijë dollarëve.

Avokati i futbollistit të njohur ka konfirmuar se marrëveshja mes të dy palëve është bërë, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Ronaldo është fajtor.

Kathryn, pas disa viteve të heshtjes, megjithatë vendosi ta ngritë këtë çështje përsëri në adresën e anëtarëve të grupit "MeToo" që për një kohë të gjatë luftojnë kundër dhunës seksuale dhe abuzimin me femra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...