Anash humbjes, Pochettino është i shqetësuar për lëndimin e Kane

Futboll

Anash humbjes, Pochettino është i shqetësuar për lëndimin e Kane

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:51
Harry Kane ai që ka pësuar një dëmtim të lehtë

Tottenham ka pësuar humbje para tifozëve të vet, nga Manchester United.

Përveç humbjes, tifozët dhe trajneri i Tottenham kanë edhe një shqetësim më të madh.

Është ylli i skuadrës, Harry Kane ai që ka pësuar një dëmtim të lehtë, për të cilin nuk është mësuar akoma se sa do ta pengojë.

Pas ndeshjes, Mauricio Pochettino është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.

“Jemi të shqetësuar për atë (lëndimin e Kane), do të shohim nesër dhe shpresojmë se nuk është keq” ka thënë Pochettino për “BBC”.

“Mendoj se lëndimi erdhi në aksionin e fundit të takimit, ku shihet qartë nga kamerat se ishte një ndërhyrje e palejuar. Ai lëndoi gjurin por shpresojmë mos të jetë problem i madh, por nëse është, do të jetë telashe e madhe për ne” ka thënë tutje argjentinasi.

Anash humbjes dhe situatës së keqe, Pochettino është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat