Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

Futboll

Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:03
Antonio Cassano duke festuar një nga golat e tij

Antonio Cassano në një intervistë për Sky Sport Italia foli edhe për situatën që po kalojnë dy ish-skuadrat e tij nga Milano.

Te Milani po flitet për një largim të Gonzalo Higuainit, ndërsa te Interi për Mauro Icardin.

“Ai (Higuaini) është i vetmi lojtar i denjë që Milani ka. Ata duhet të ndërtojnë skuadrën rreth tij dhe jo ta shesin”.

“Nëse do të kisha një shkop magjik, do të merrja Higuainin nga Millanit dhe do e vendosja në Inter për të zëvendësuar Icardin. Higuaini është një kampion i madh”.

“Do t’i thoja Icardit nëse dëshiron të largohet, lamtumirë dhe rrugëtim të mbarë”, ka shtuar për fund Cassano.

Pipita është i huazuar te Milani nga Juventusit, por kuqezinjtë kanë të drejt blerjen e tij për 36 milionë euro, por që vështirë se do të ndodhë kjo pasi klubi po kalon në disa probleme financiare.

Për Higuain ka shfaqur interesim Chelsea, ndërsa për Icardin një numër i madh i klubeve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat