Edon Zhegrova shfaq anën ‘intime’ – publikon foto me një femër

Futboll

Edon Zhegrova shfaq anën ‘intime’ – publikon foto me një femër

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:38
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është shfaqur në rrjetet sociale ndryshe nga herët e tjera.

Futbollisti i Genkut, në një storje të publikuar në Instagram shihet duke u përqafuar me një femër, e cila mund të jetë e dashura e 19-vjeçarit.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, nuk ka dashur të tregojë fytyrën e femrës me të cilën shihet në foto, por aty është vendosur simboli i zemrës, derisa ajo i ka vënë dorën në qafë lojtarit.

Image

Zhegrova aktualisht aktivizohet me Genkun në Belgjikë, ku në 12 paraqitje në të gjitha garat i ka 4 gola dhe një asist.

Ndryshe, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat