Me shumë mund Real Madrid triumfon ndaj Real Betis

Futboll

Me shumë mund Real Madrid triumfon ndaj Real Betis

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:00
Real Madrid

Real Madrid kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Real Betis.

“Los Blancos” kanë arritur fitore me rezultatin 1:2 në ndeshjen kundër Real Betis.

Golin e parë në këtë takim e shënuan madrilenët në minutën e 13’, me anë të “Topit të Artë”, Luka Modric.

Mysafirët e humbën epërsinë e tyre kur po luhej minuta e 67’, pasi ishte Sergio Canales që realizoi për 1:1.

Por, nderin e madrilenëve e ruajti Dani Ceballos, i cili realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ky gol kishte vlerën e tri pikëve dhe tashmë Real Madrid grumbullon 33 pikë dhe ngritët në pozitën e katërt në tabelë.

Real Betis mbesin në kuotën e 26 pikëve për tu renditur në pozitën e shtatë të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat