Bayern fiton Kupën e parë të 2019-s

Futboll

Bayern fiton Kupën e parë të 2019-s

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:13
Bayern Munich

Bayern Munich fitoi trofeun e parë të viti 2019, pas një turneu miqësor ku u imponua në finale ndaj Borussia Mönchengladbach.

Skuadra bavareze ishte një nga 4 protagonistet e “Telekom Cup”, që u zhvillua në Dyseldorf, në një format që përfshinte një ndeshje prej 45 minutash, të ndjekur nga penalltitë nëse do të ishte e nevojshme.

Bayern fitoi fillimisht me penallti ndaj Fortuna Dusseldorf me shifrat 8-7 në një lotari nga pika e bardhë që u duk se nuk do të kishte fund. Më pas ekipi bavarez u ndal sërish pa gola në finalen me Mönchengladbach, dhe u deshën 11 metërshat për të përcaktuar trofeun.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane Mats Hummels arriti të shënojë penalltinë vendimtare për formacionin e Bayern, ndërsa në këtë turne debutoi dhe talenti kanadez Alphonso Davies që iu bashkua ekipit këtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat