Këto janë fjalët e Valverdes pas rekordit të Lionel Messi

Futboll

Këto janë fjalët e Valverdes pas rekordit të Lionel Messi

Më: 14 janar 2019 Në ora: 00:05
Lionel Messi

Lionel Messi ka shkruar historinë në ndeshjen ndaj Eibar, ku Barcelona fitoi me rezultatin 3:0.

Ai realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, gol ky që bëri historinë e kampionatit spanjoll.

Argjentinasi është lojtari i parë që ka shënuar 400 gola në La Liga, arritje kjo që është lavdëruar nga trajneri Valverde.

“Numrat e Messit janë stratosferik. Janë të jashtëzakonshëm” ka thënë Valverde në konferencën për medie.

“Jo vetëm golat, por gjithashtu ajo çfarë ai krijon. Ai është nga një galaktikë tjetër” ka thënë ndër të tjerash trajeri i Barcës.

Messi me këtë gol është ngritur në kuotën e 17 golave duke qenë realizuesi më i mirë në La Liga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat