Interi e dërgoi Shaqirin te “Burdushi” i Italisë

Futboll

Interi e dërgoi Shaqirin te “Burdushi” i Italisë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 00:16
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ishte një transferim bujë kur zgjodhi të largohet nga Bayern Munchen për te skuadra italiane, Inter.

Futbollisti i lindur në Gjilan nuk arriti të gjejë vetën te 18 herë kampionët e Serie A duke u larguar në drejtim të Stoke Cityt.

Por Shaqiri ka rrëfyer një moment të rëndë të karrierës së tij në San Siro.

Ai ka zbuluar se si kur ishte i lënduar te Interi i propozuan një mjek popullor në një bjeshkë të Italisë.

“Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”, ka thënë Shaqiri për Sport Bible.

Ai gjithashtu ka bërë krahasimin me trajtimin që i bëhet në Angli e në veçanti te Liverpooli.

“Në Angli është ndryshe. Je i dëmtuar, ke problem, atëherë janë 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”, shtoi ai.

Xherdan Shaqiri po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit, ku golat e tij shpesh i kanë dhuruar fitorën skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat