De Gea ia atribuon meritat Soskjaerit për formën e shkëlqyeshme të Unitedit

Futboll

De Gea ia atribuon meritat Soskjaerit për formën e shkëlqyeshme të Unitedit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:47
David de Gea

David de Gea e ka lavdëruar trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, për rikthimin e lumturisë te “Djajtë e Kuq”.

Unitedi mori fitore të rëndësishme si mysafir të dielën ndaj Tottenhamit me rezultatin 0-1 në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë, që ishte fitorja e gjashtë me radhë në të gjitha garat për trajnerin norvegjez, që zuri vendin e Jose Mourinhos.

“Trajneri ka sjellë lumturi”, tha portieri spanjoll pas ndeshjes.

“Lojtarët janë duke luajtur mirë dhe skuadra është shumë e fortë tani”.

“Ne e dimë si t’i kontrollojmë ndeshjet, krijomë shanset, dhe kjo është shumë mirë për ne. Ky është Manchester United i vërtetë”

De Gea shkëlqeu në këtë ndeshje, duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke pritur plot 11 goditje gjatë 90 minutave.

MË TË LEXUARAT NË SPORT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat