Emery dëshiron ta shes në janar Ozilin

Futboll

Emery dëshiron ta shes në janar Ozilin

Më: 14 janar 2019 Në ora: 09:04
Mesut Ozil

Mesfushori turko-gjerman ka humbur besimin e trajnerëve dhe zyrtarëve londinez.

Unai Emery dëshiron të shohë teksa zyrtarët e klubit e shesin Mesut Ozilin.

“Daily Mail” shkruan sot se spanjolli dëshiron të gjejë një rrugë dalje për mesfushorin para përfundimit të afatit kalimtar të janarit në mënyrë që të sigurohen fonde për sjelljen e lojtarëve të rinj.

Arsenali ende dëshiron të ketë para në llogari pas largimit të lojtarit, i cili nuk dëshiron të huazohet në ndonjë klub.

Megjithatë, problem i madh mbetet paga e futbollistit e cila kap shifrat e 350 mijë eurove në javë.

Emery thuhet se ka marrëveshje me Denis Suarezin e Barcelonës, por klubi katalanas po e pengon huazimin pasi duan një që ta shesin lojtarin gjatë janarit, diçka që londinezët po refuzojnë ta bëjnë.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 155 paraqitje për Gunners gjersa ka shënuar 30 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat