Batatina: Nuk kemi pasur nevojë të sjellim shumë lojtarë

Futboll

Batatina: Nuk kemi pasur nevojë të sjellim shumë lojtarë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:21
Tahir Batatina

Drejtori sportivi i klubit futbollistik Llapit, Tahir Batatina dha detaje rreth përgatitjeve që skuadra është duke i kryer si dhe rreth ardhjeve të reja në ekipin e tij.

Në krye të Llapit tashmë është një trajner i ri, Djenis Redjepi i cili më parë ka qenë ndihmës trajner tek kombëtarja e Maqedonisë si dhe ka pasur disa përvoja evropiane me skuadrat turke.

Këtë gjë Batatina e sheh si një plus të madh tek ky trajner dhe deri më tani shihet se gjithcka çfarë punohet në stërvitje tek skuadra e Llapit janë falë këtij trajneri si dhe stafit të tij.

“Prej sezonës vjeshtore, në sezonën pranverore kemi pasur shumë pak pushim. Nuk jemi ndalur kemi punuar vazhdimisht edhe pse ne këto ditë kemi pak vështirësi për shkak të kushteve klimatike.Unë mendojë që ndryshimet të cilat kanë ardhur në krye të Llapit kanë qenë ndryshime të mëdha. Llapi ka punuar në një plan program të ri që disa vite dhe Llapi ka pasur në  mendjen e vete një lojë evropiane dhe pikërisht ardhja e trajnerit të ri, e bën edhe më të bindshme këtë gjë. Kam dashur të sjellë një trajner i cili punon me reforma më të reja bashkohore, pra dhe mendoj trajneri i cili është ardhur është duke punuar në atë drejtim “, u shpreh fillimisht Batatina.

Ai më tutje vazhdoi duke folur rreth ardhjeve të reja tek skuadra llapjane duke cilësuar se Llapi nuk ka pasur edhe shumë nevojë për ardhje të reja pasi që në klub kanë qenë dhe janë një grup lojtarësh ndër më të mirët në Kosovë.

Llapi ka pasur një skuadër shumë të fuqishme, qysh në fillim të kampionatit mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu sic duhet, për aryejse se kemi pasur shumë dëmtime tek lojtarët, ajo ka ndikuar negativisht tek ne. Tash ardhja e lojtarëve të ri si Rron Statovci, Flamur Bajrami, Miran Maksuti, Elvisi nga Shqipëria, mendojë që Llapin e forcojnë në ato pozicione ku kemi pasur ngecje gjatë kampionatit. Kam dashur që të kem së paku 2 ose 3 lojtarë kualitativ nëpër secilin pozitë në mnëyrë që ti shfrytëzojnë në rast të lëndimeve”, tha Batatina.

Llapi është eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës, andaj ata do të fokusohen në luftën për titullin kampion, gjë e cila është e mundur pasi që janë vetëm pes pikë larg liderit, Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat