Curry fantastik, fiton duelin ndaj Luka Donçiq

Futboll

Curry fantastik, fiton duelin ndaj Luka Donçiq

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:45
Curry

Kampionët në fuqi të NBA kanë triumfuar përballë Dallas Mavericks.

Në shtatë ndeshje të luajtura në NBA, skuadrat që kryesojnë konferencat respektive arritën të triumfonin dhe të ruanin pozicionet e tyre.

Golden State Warriors nuk e patën të lehtë ndaj Dallas Mavericks, por në fund arritën të merrnin një fitore të çmuar 119-114, që njëherësh është e katërta radhazi për kampionët.

Vazhdon të shkëlqejë për Dallasin Luka Donçiq, që realizoi 26 pikë, por përballë Stephen Curryt, që e mbylli takimin me plot 48 pikë, 33 prej të cilave me gjuajtjet nga distanca, talenti i madh slloven nuk erdhi shumë në shprehje.

Fitore e ngushtë edhe për Denver Nuggets ndaj Portland Trail Blazers, me rezultat116-113. I pandashëm për Nuggets, Nikola Jokiq, me 40 pikë, 8 asistime dhe 10 kërcime, por nuk duhet nënvlerësuar edhe ndihma e madhe që dha Jamal Murrey me 24 pikët e tij.

Një ndeshje maratonike u zhvillua mes Washington Wizards dhe Toronto Raptors. Vetëm pas dy vazhdimeve skuadra kanadeze arriti të triumfonte me dy pikë diferencë 138-140 në kryeqytetin amerikan.

Koha e rregullt, në fakt, përfundoi 124-124, por edhe në përfundim të pesë-minutëshin e parë shtesë nuk doli një fitues (131-131).

Vazhdimin e dytë e nisi më mirë Washingtoni, por një tre pikësh i Serge Ibakas 15 sekonda para fundit u dha suksesin Raptors. Në Capital One Arena shkëlqyen Kawhi Leonard me 41 pikë e 11 kërcime dhe Bradley Beal i Wizards, me 43 pikë, 15 asistime dhe 10 kërcime, por përtej statistikave më të mira të “yllit” të Wizards, festa ishte për kundërshtarin e tij të Raptors.

Humbje turpëruese për Los Angeles Lakers, që ende nuk mund të llogarisin në LeBron James të lënduar.

Këtë herë skuadra kaliforniane u mposht nga ekipi më i dobët në ligë këtë stinor, Cleveland Cavaliers me rezultat 95:101.

Për ta bërë më të vështirë këtë humbje, duhet cekur se Cavs vinin nga një seri prej 12 humbjesh radhazi dhe arritën të ndalnin këtë seri pikërisht në Staples Center.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat