Higuain kërkon zyrtarisht largimin nga Milan

Futboll

Higuain kërkon zyrtarisht largimin nga Milan

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:59
Gonzalo Higuain

Sulmuesi argjentinas i “Milanit”, Gonzalo Higuain njoftoi se do të largohet nga klubi kuqezi.

Dëshira e tij është të vazhdojë karrierën tek “Chelsea”, i cili ka tentuar ta afrojë atë për vite me radhë.

Gennaro Gattuso, trajner i “Milan”, tha se është kundër largimit të sulmuesit të spikatur, por dëshira e argjentinasi është që të largohet.

“Sky Sport” shkruan se, Gonzalo Higuain edhe zyrtarisht ka kërkuar largimin e tij nga skuadra, për të kaluar në radhët e ekipit anglez.

Marrëveshja tashmë është në duart e drejtorit të “Chelsea”, “Juventus” dhe “Milan” për të cilin Higuain luajti në formë huazimi nga “Juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat