Juventus po synon ta transferojë mbrojtësin e Chelsea

Futboll

Juventus po synon ta transferojë mbrojtësin e Chelsea

Më: 15 janar 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Juventus po synon që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë një lojtar nga Chelsea.

“Zonja e vjetër” ka kontaktuar me skuadrën e Chelsea mbi transferimin e mundshëm të Emerson Palmieri, konfirmon “Goal”.

Kampionët e Serie A synojnë që këtë transferim ta kryejnë qysh në afatin e janarit. Ata duan ta blejnë kartonin e lojtarit, kurse Leonardo Spinazzolan ta huazojnë t ek Bologna.

24 vjeçari Emerson është paraqitur vetëm shtatë herë në Premierligë që kur u transferua nga Roma.

Marcos Alonso është zgjedhja e parë e Maurizio Sarrit për krahun e majtë të mbrojtjes së “bluve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat