Revista e famshme botërore befason për Shaqirin

Futboll

Revista e famshme botërore befason për Shaqirin

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:24
Revista e famshme botërore befason për Shaqirin

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë jetësore në këtë sezon. Me transferimin e tij te Liverpool në verën e kaluar, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari më i përfolur në Angli dhe më gjerë.

Revista e famshme botërore, "Four Four Two" ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit nga Kosova te skuadra angleze.

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premierligë.

Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona për një shifër rekorde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat