Shkëndija mbetet edhe pa një futbollist

Futboll

Shkëndija mbetet edhe pa një futbollist

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:12
Shqiprim Taipi

Shkëndija nga Tetova dhe mesfushori 21 vjeçar nga Tërnoci i Preshevës me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Mesfushori Shqiprim Taipi nuk është futbollist i Shkëndijës. Pas bisedimeve ndërmjet kryesisë dhe lojtarit është vendosur se ndarja në këtë moment është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, duke llogaritur dëshirën e Taipit për të patur më shumë hapsira për lojë.

Shqiprim Taipi te Shkëndija erdhi në moshë shumë të re dhe si lojtar premtues përveç paraqitjeve me kuqezinjtë në kampionat, Kupë dhe Evropë, luajti si huazim te Horizont Turnova, Shkupi dhe Prishtina. Konkurenca e madhe në formacionin e trajnerit Qatip Osmani ka kufizuar hapsirat për Taipin dhe kryesia e klubit nuk bëhet pengesë që preshevari të kërkojë fatin në tjetër skuadër.
KF Shkëndija falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat