Sokol Cikalleshi largohet nga klubi turk

Futboll

Sokol Cikalleshi largohet nga klubi turk

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:40
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ndërpret bashkëpunimin me skuadrën e Goztepes në Superligën e Turqisë, ku ishte huazuar nga Osmanlispori.

Është vetë klubi turk, që e bën publik lajmin në faqen e tij në Facebook. Në njoftim shkruhet se me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe futbollisti kanë vendosur të mos e vazhdojnë më huazimin.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të luajë sulmuesi kuqezi për pjesën e mbetur të sezonit.

Osmanlispori, që zotëron kartonin e Cikalleshit, renditet në vendin e 6-të në Ligën e Parë të Turqisë, pra në zonën play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat