Cech vendos të pensionohet në fund të stinorit

Futboll

Cech vendos të pensionohet në fund të stinorit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:09
Petr Cech

Portieri legjendar çek ka vendosur t’i jap fund karrierës.

Petr Cech ka njoftuar se ky është sezoni i tij i fundit si futbollist profesionist.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka dhënë lajmin që pak a shumë pritej në fund të këtij sezoni. 36 vjeçari këtë sezon është në stol, pasi Bernd Leno i ka zënë vendin e titullarit.

Tek postimi i publikuar ai ka shkruar: “Ky është sezoni im i 20-të si një lojtar profesionist dhe kanë qenë 20 vite nga kontrata ime e parë si i tillë. Kështu që do të doja të lajmëroja tërheqjen time nga futbolli në fund të këtij sezoni. Kam luajtur për 15 vite në Premier Ligë dhe kam fituar çdo trofe të mundshëm.

“Ndihem sikur kam arritur gjithçka që kisha objektiv. Do vijoj të punoj fort te Arsenal, për të fituar edhe një trofe tjetër këtë sezon, më pas do shoh se çfarë do më rezervojë jeta jashtë fushe”.

Gjatë karrierës së tij në Angli, Cech sukseset më të mëdha i ka arritur me Chelsean, duke fituar katër herë Premier Ligën dhe njëherë tjetër Ligën e Kampionëve. Ai cilësohet si një prej portierëve më të mirë në historinë e kampionatit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat