Yaya Toure: Rafa Marquez është 10 herë më i mirë se Pique

Futboll

Yaya Toure: Rafa Marquez është 10 herë më i mirë se Pique

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:10
Yaya Toure

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka luajtur bashkë me të dy mbrojtësit.

Yaya Toure ka përzgjedhur formacionin më të mirë me të cilët ka luajtur, në skuadra si Barcelona dhe Manchester City.

Ajo që befasoi më shumë në këtë 11-she ishte përfshirja e Rafa Marquez, por sipas Toures, meksikani është dhjetë herë më i mirë sesa mbrojtësi aktual i Barçës, Gerard Pique.

“Marqez ishte një ndër mbrojtësit më të vështirë për ta mposhtur. Njerëzit nuk e mbajnë mend sepse nuk luajti në Angli, por nëse dëshiron ta kujtosh, duhet të hapësh YouTube dhe të shikosh si luante te Barcelona”, tha Toure.

“Çfarë mbrojtësi! Ishte 10 herë më i mirë se Pique. Lojtarë të ngjashëm, por Pique ishte më i gjatë. Më besoni, Marquez ishte 10 herë më i mirë, ishte fantastik, e adhuroja”, theksoi Yaya.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat