Kjo është më e reja për djalin e Afrim Muqiqit

Futboll

Kjo është më e reja për djalin e Afrim Muqiqit

Nga: K. G. Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:16
Kjo është më e reja për djalin e Afrim Muqiqit

Portieri 23 vjeç, Alban Muqiqi, të cilit i kishte skaduar kontrata, ka vendosur të vazhdojë qëndrimin në klubin e tij amë në të cilin u rrit dhe u zhvillua edhe për 1 vit e gjysmë. Ndryshe është djali i këngëtarit të mirënjohur Afrimit, njëherësh edhe nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina.

Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare. Muqiqi është fëmijë i Prishtinës dhe ai vazhdon t’i qëndroj besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar.

“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time dhe normalisht, megjithëse se kisha kontakte edhe nga klube tjera, zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë Muqiqi. Ai llogaritet ndër portierët më të mirë në vendin tonë dhe ka aspirata që me Prishtinën t'i fitojë të gjtiha trofetë e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat