Mavraj, aventura te Ingolstadt nis si mos më keq

Futboll

Mavraj, aventura te Ingolstadt nis si mos më keq

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:27
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj duket se është i pafat. Aventura te Ingolstadt, që ende nuk ka rinisur sezonin dhe fazën e dytë në Bundesligën 2, ka filluar si mos më keq. 

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe tashmë i ekipit gjerman, që e bleu te Arisi për 300 mijë euro sipas klauzolës së kontratës që ishte vendosur gjatë verës, do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për thuajse 10 ditë. 

Kjo për shkak të një dëmtimi në stërvitjet që po zhvillon në Spanjë. Mavraj ka pësuar frakturën në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat