Nazmi Rama në krye të Dukagjinit, Turku përforcim i madh - Bota Sot
Nazmi Rama në krye të Dukagjinit, Turku përforcim i madh

Futboll

Nazmi Rama në krye të Dukagjinit, Turku përforcim i madh

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:56
Nazmi Rama në krye të Dukagjinit, Turku përforcim i madh

Skuadra e futbollit Dukagjini i Klinës synon me këmbëngulje hyrjen në elitën e futbollit dhe si rrjedhojë e kësaj edhe përforcohen me futbollistë, po ashtu kanë emëruar edhe kryetrajnerin e ri. Dukagjinasit njoftojnë se ish futbollisti i mirënjohur emërohet kryetrajner i ri.

“Sot është arritur marrëveshja me trajnerin i cili do të drejtoj klubin tonë gjatë sezonit pranverorë. Nazmi Rama me parë ishte i angazhuar si trajner ne klubin e Trepçës, dhe Istogut, ndërsa është edhe ndihmëstrajner i Kombëtares së Kosovës U-19”, bëhet e ditur nga klubi.

Po ashtu Edmond Turku vishet bardh e gjelbërt. “Edhe ne mbrojtje kryesia jonë ka sjell një emër të ri i cili ka një bagazh të bujshëm ne Superligën e Kosovës, bëhet fjalë për Turkun. Dikur pjesë e Trepçës ‘89, dhe të ekipi Gjilanit, ndërsa sezonin vjeshtor ishte pjesë e Besës nga Peja”, bëhet e ditur nga FC Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...