Juve-Milan nis me polemika, stafi i “Zonjës së Vjetër” filmon stërvitjet e skuadrës së Gattusos!

Futboll

Juve-Milan nis me polemika, stafi i “Zonjës së Vjetër” filmon stërvitjet e skuadrës së Gattusos!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:57
Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë, trofeu i parë sezonal që do të luhet nesër në Emiratet e Bashkuara Arabe mes Juventusit dhe Milanit, ka nisur me polemika.

Skuadrat janë gati të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje dhe për të ngritur lart kupën. Deri aty sa të spiunojnë njëra-tjetrën.

Pak minuta më parë, skuadra e Milanit nisi seancën e fundit stërvitore dhe në zonën e lejuar për mediat kanë zbarkuar edhe dy persona të stafit të trajnerit të Juves, Massimiliano Allegri.

Të veshur me uniformën e Juves, ata kanë nisur të filmojnë stërvitjen e kuqezinjve.

Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e mjaft personave nga stafi i Milanit, që sot nuk është marrë me taktikë gjatë stërvitjes, ashtu si dje, por thjesht me ushtrime me topin.

Duket se trajneri Gattuso ka preferuar të mos japë shumë informacione te rivalët për mënyrën se si do të luajë në finale.

Në këtë rast, strategjia e Allegrit nuk ka funksionuar, pasi personat e ngarkuar prej tij për të spinuar stërvitjen e Milanit ka dështuar.

Gjithsesi, foto e dy personave të Juves duke filmuar stërvitjen e Milanit ka krijuar polemika, pasi kuqezinjtë kanë deklaruar se rivalët po i spiunojnë gjatë përgatitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat