Si po e fshin Real Madridi Ronaldon nga historia e vet përmes rrjeteve sociale, TV-së etj - Bota Sot
Si po e fshin Real Madridi Ronaldon nga historia e vet përmes rrjeteve sociale, TV-së etj

Futboll

Si po e fshin Real Madridi Ronaldon nga historia e vet përmes rrjeteve sociale, TV-së etj

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:02
Real Madridi

Në ballinën e uebsajtit të vet zyrtar, Real Madridi me krenari i shfaq katër lojtarët e zgjedhur në Ekipin e Vitit 2018 të UEFA-s. Në fotografi, megjithatë, nuk është figura kryesore, ai që e frymëzoi skuadrën ta shkruajë historinë vitin e kaluar, edhe pse ishte zgjedhur në këtë ekip të vitit.

Mbase mund të pritet që Raphael Varane, Sergio Ramos, Luka Modric dhe Marcelo të jenë lojtarët që pozojnë për fanellat e këtij sezonit të Realit. Cristiano Ronaldo, në fund të fundit, nuk qëndroi në klub as sa për ta provuar madhësinë e fanellave të reja verën që lamë pas.

Klikoni në këtë artikull dhe do ta shihni një përmendje të shkurtër të Ronaldos në ekipin e Madridit, por aty çuditërisht thuhet se madrilenët kishin katër futbollistë, jo pesë, në formacionin e UEFA-s. Ky është një tjetër shembull i fshirjes së Ronaldos nga faqja publike e Madridit, edhe pse portugezi i ka thyer të gjitha rekordet gjatë qëndrimit nëntëvjeçar në Spanjë.     

Menjëherë pasi Ronaldo e la Madridin në verë duke iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro, klubi nuk e ndoqi më në rrjetet sociale, Twitter, Facebook dhe Instagram, për dallim nga Manchester Unitedi, i cili ende e përcjell numrin 7 legjendar në rrjetet sociale.

Uebsajti i Realit vazhdon ta largojë fokusin nga Ronaldo. Klubi ka vendosur t’i paraqesë Alfredo Di Stefanon dhe Zinedine Zidanin, e jo Ronaldon, ndër katër figurat kryesore të Historisë së Futbollit të saj dhe në seksionin e Legjendave të Futbollit.

Në një seksion që kremton fitimin e trofeve të mëdhenj në vitet e fundit, Ronaldo mund të shihet vetëm në sfond të një fotografie me trofe, derisa lojtarë si Ramos, Modric, Marcelo dhe ish-kapiteni Iker Casillas janë në qendër të vëmendjes.

Thuhet po ashtu se klubi është duke e bërë të pamunduren për t’i larguar sa më shumë pamjet ku shihet Ronaldo në kanalin televiziv zyrtar të klubit. Nëse duan t’i shfaqin momentet më të mira të një lojtari dhe aty ka pamje ku ai shënon gola të asistuara nga Ronaldo, apo ai duke asistuar në golat e Ronaldos, atëherë ata kërkojnë pamje të tjera që përfshijnë lojtarë të tjetër, por assesi Ronaldon.

Cristiano Ronaldo në Real Madrid:

Total: 

438 ndeshje, 450 gola

Tituj:

Liga e Kampionëve          4 herë
La Liga                              2 herë
Kupa e Mbretit                  2 herë
Super Kupa e UEFA          2 herë
Kupa e Botës për Klube:  3 herë
Super Kupa e Spanjës      2 herë

Çmime individuale:

Topi i Artë                          4 herë
Lojtari më i Mirë i FIFA-s   2 herë
Këpuca e Artë                    3 herë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...