Arifaj: Nuk guxojmë të gabojmë

Futboll

Arifaj: Nuk guxojmë të gabojmë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:29
Arifaj: Nuk guxojmë të gabojmë

Dukagjini i Klinës është ndër pretendentët më serioz në luftë për dy vendet e para, të cilat i shpien direkt në elitën e futbollit të Kosovës. Dukagjinasit janë në pozitën e tretë me 33 pikë, pesë me pak se lideri Vushtrria dhe dy se Besa që mban vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës.

Diferenca e ngushtë me pikë mes tri-katër skuadrave të para, është treguesi më i mirë se pranvera do të jetë shumë e nxehtë për dy pozitat e para. Dukagjini synon elitën, për çka është optimist edhe sulmuesi i kësaj skuadre, Granit Arifaj. Sot, klinasit nisën përgatitjet me kryetrajnerin e ri Nazmi Rama, me synime që të përgatiten maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit.

“Bota sot”: Dukagjini fillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, cila ka qenë atmosfera në ditën e parë?

Granit Arifaj: Kemi filluar me përgatitje për sezonin e dytë, atmosfera ishte shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në synimin tonë.

“Bota sot”: Çfarë synoni me kryetrajner të ri?

Granit Arifaj: Trajnerin Nazmi e njoh edhe më herët, pasi ishim të KF Istogu para disa vitesh dhe është një trajner shumë punëtorë, di shumë mirë ta motivoj ekipin dhe mendoj që me të do të arrijmë dy vendet e para, që na dërgon direkt në Superligë.

Image

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në luftë për dy vendet e para dhe a jeni në presion?

Granit Arifaj: Vushtrria, Dukagjini, Vëllaznimi, janë tri ekipet kryesore që do të luftojnë deri në fund për dy vendet e para. Kemi presion, pasi që nuk guxojmë të gabojmë dhe duhet çdo lojë të marrim shumë seriozisht e ta fitojmë.

“Bota sot”: A mendoni se pranvera do të jetë shumë e nxehtë dhe a ka forcë Dukagjini për dy vendet e para?

Granit Arifaj: Pranvera do të jetë tepër e nxehtë, por me ardhjen e disa përforcimeve mendoj që në ekip është rritur edhe konkurrenca, është rritur edhe cilësia por besoj që më këtë kryesi shumë të mirë, me trajnerë e me këta lojtarë, shpresoj shumë që do të hyjmë në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat