“Ronaldo mi ka shkatërruar ëndrrat”

Futboll

“Ronaldo mi ka shkatërruar ëndrrat”

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:57
Futbollistët e Juventusit

Giorgio Chiellini ka pranuar se ai është tani më i lirë pasi që Cristiano Ronaldo është në Juventusi, pasi që portugezi ia ka shuar ëndrrat shpesh në të kaluarën.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, që ka realizuar shumë shpesh kundër Juventusit sa ishte pjesë e Real Madridit, veçuar dy në finale në vitin 2017 – synon ta bëjë një gjë të tillë tani me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Juve tani është më serioz për ta fituar trofeun e Champions League, teksa Chiellini është më i qetë që s’do ta ketë përballë atë në këtë garë.

“Cristiano ka shënuar shumë, shumë, shumë herë kundër nesh dhe ai m’i ka prishur ëndrrat shumë herë-në Cardiff, në Madrid, në Torino”, ka thënë Chiellini për BBC.

“Mënyra si Cristiano stërvitet, si përgatitet për ndeshje, si ai e jeton çdo ditë të jetës së tij, do të na ndihmojë shumë. Me të, skuadra ka ndryshuar”, shtoi Chiellini.

“Isha kurioz të shoh përkushtimin e tij jashtë fushe. Stërvitjet në palestër, koncentrimi i tij, është diçka që përpiqem ta kem. Ai me ndihmon mua sepse çdo ditë edhe unë përpiqem që ta përmirësojë veten”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat