Chiellini: E di si neutralizohet Higuain

Futboll

Chiellini: E di si neutralizohet Higuain

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:45
Giorgio Chiellini

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se e di metodën për të neutralizuar Gonzalo Higuanin, për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë ndaj Milan.

‘Bianconerët’ të mërkurën me fillim nga ora 18:30 takohen me Milanin në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

“Gonzalo është një lojtar dhe sulmues i madh, sepse ai ndihmon ekipin në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe është vrasës përpara portës. Pres një Gonzalo të motivuar, pasi sfidat e motivojnë”, ka deklaruar Chiellini, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse fillon të krijojë mundësi goli do të jetë shumë e vështirë të ndalet. Nëse arrijmë ta izolojmë sa më shumë dhe ta mbajmë sa më larg topit, është më mirë për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat