“Higuain nuk më ka thënë se dëshiron të largohet”

Futboll

“Higuain nuk më ka thënë se dëshiron të largohet”

Më: 16 janar 2019 Në ora: 00:21
Gonzalo Higuain

Gennaro Gattuso ka thënë se Gonzalo Higuain nuk i ka kërkuar të largohet nga Milan, por ka shtuar se nuk do të ishte diçka tragjike nëse sulmuesi ndryshon skuadër.

Argjentinasi i është bashkuar Milanit verën e kaluar nga Juventus në formulën e huazimit, me të drejt blerje në fund të sezonit.

Duket se Milan nuk do të shfrytëzojë këtë të drejtë, me Higuain që po transferohet drejt Chelsea.

“Në këtë moment, unë do t’i përsërisë fjalët e njëjta: ka shumë zëra, por Higuain duke u stërvitur mirë, duke punuar me të gjithë dhe është në dispozicionin tonë”, ka deklaruar Gattuso.

“Ne do të shohim nesër nëse ai do të luaj. Ai duhet të vendos se çfarë do të bëjë”.

“Më duhet ta përsërisë që Higuain kurrë nuk më ka thënë se dëshiron te largohet. Më duhet të pres për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat