Ish mesfushori i Milanit kthehet në Itali, nënshkruan me Parmën

Futboll

Ish mesfushori i Milanit kthehet në Itali, nënshkruan me Parmën

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:38
Juraj Kucka

Pas 18 muajsh në tokën turke, ku u aktivizua me skuadrën e Trabzonsporit, mesfushori sllovak Juraj Kucka rikthehet sërish në Itali, por këtë herë për të veshur fanellën e skuadrës emiliane të Parmës.

Klubi që u ngjit këtë sezon në Serinë A dhe që ka befasuar me paraqitjet në fazën e parë, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë trajnerit D’Aversa, për gjysmën e dytë dhe më të rëndësishme të kampionatit.

Mesfushori 31-vjeçar është një njohës i mirë i kampionatit italian, pasi ka luajtur për 4 sezone me Genoan dhe dy të tjerë me Milanin, duke u aktivizuar për një total prej 181 ndeshjesh, ku ka shënuar edhe 13 gola.

Në njoftimin e shpërndarë nga klubi i Parmës, për blerjen e mesfushorit sllovak, thuhet se Kucka ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 87.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat