Mourinho gjen punë për 67.421 euro ndeshja..., por me një klauzolë tepër të veçantë

Futboll

Mourinho gjen punë për 67.421 euro ndeshja..., por me një klauzolë tepër të veçantë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:46
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk ka marrë kohë për të gjetur një punë, pasi u shkarkua nga stoli drejtues i Manchester United. Sipas gazetës "Times", trajneri portugez ka nënshkruar për “beIN Sports” dhe do të komentojë për këtë kanal televiziv ndeshjet e futbollit të Premier League në Mbretërinë e Bashkuar. 

Portugezi do të marrë 67.421 euro për çdo ndeshje, që do të “skanohet” prej tij gjatë analizës profesionale. Problemi që Mourinho ka në këtë rast ka të bëjë me një klauzolë konfidencialiteti, se ai nuk do të jetë në gjendje të flasë për Manchester United (ish-skuadrën e tij të fundit, prej nga u shkarkua dhjetorin e vitit të kaluar). 

“Special One” do të debutojë në këtë detyrë të re duke komentuar ndeshjen e Katarit kundër Arabisë Saudite në “AFC Asian Cup 2019”, më 17 janar, për të vijuar pastaj me sfidën Arsenal-Chelsea të Premier League, më 19 janar. Mourinho bashkohet kësisoji me listën e komentatorëve të famshëm të “beIN Sports”, si Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsène Wenger , Marcel Desailly, Yaya Touré, Nemanja Vidic, Wesley Sneijder dhe Graeme Souness. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat