Buffon: Në karrierën time më ka pëlqyer gjithmonë të luaja me lojtarët më të mirë

Futboll

Buffon: Në karrierën time më ka pëlqyer gjithmonë të luaja me lojtarët më të mirë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:35
Buffon: Në karrierën time më ka pëlqyer gjithmonë të luaja me lojtarët më të mirë

Duke luajtur te Juventusi bashkë me Cristiano Ronaldon, kjo mund të kishte qenë një histori e bukur për t’ua treguar fëmijëve, nipërve dhe mbesave për Gianluigi Buffon. Një mundësi hipotetike, që ra poshtë verën e vitit të kaluar, kur legjenda e portës italiane vendosi të linte bardhezinjtë dhe të transferohej te PSG-ja.

Pikërisht në këtë kohë, ylli portugez bëri të kundërtën, vendosi të bashkohet me Juventusin, një lëvizje krejtësisht surprizë edhe për vetë Buffon. Për fare pak, pasi kaloi një karrierë të tërë aty, 40-vjeçari nuk mundi të ndante të njëjtën dhomë zhveshjesh me CR7. Një dëshirë, që paskësh qenë në mendjen e portierit italian. 

Një mendim që, megjithatë, nuk përbën keqardhje për Buffon. Ky i fundit thotë se ndihet i lumtur te PSG, ku ka gjetur yje të rinj si Neymar dhe Mbappe. Dy faktorë kyç kanë vendosur për kalimin e tij në Paris, siç lojtari vetë ka pranuar në një intervistë për "Esporte Interativo": "Në karrierën time më ka pëlqyer gjithmonë të luaja me lojtarët më të mirë. Mendoj se kam luajtur me lojtarët më të mirë, edhe në qoftë se është e qartë se nuk mund të luani me të gjithë, përndryshe ju duhet të ndryshojë ekip çdo vit. 

Po, do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon, gjithashtu, por duhet të them se një nga arsyet pse nuk mund të ndodhë kjo është PSG-ja. Kalova te ky klub, sepse në fakt ka objektiva të rëndësishëm. Në Paris luaj me dy yje të tjerë, Neymar dhe Mbappe. Këto janë dy arsye të rëndësishme pse bëra këtë zgjedhje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat