Edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën - Bota Sot
Edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën

Futboll

Edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:33
Edon Zhegrova

Klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë të futbollit. Pas raportimeve se Milani është vënë pas 19-vjeçarit, në Spanjë shkruajnë që edhe Barcelona po e përcjellë situatën e futbollistit të Genk.

Fichajes raporton që katalanasit e pëlqejnë faktin që Zhegrova mund të luajë në të dy krahët e sulmit gjë të cilën e ka dëshmuar mirë në paraqitjet me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Ende nuk ka asnjë ofertë nga Barça, por nëse Zhegrova vazhdon të tregojë paraqitje të mira në pjesën e dytë të stinorit, kampionët e Spanjës janë të gatshëm për të ta transferuar në Camp Nou.

Në 27 ndeshje zyrtare me Genkun, 19-vjeçari ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...