Brexit shtynë largimin e Bale nga Real Madridi

Futboll

Brexit shtynë largimin e Bale nga Real Madridi

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:50
Gareth Bale

Brexit mund të ketë pasoja edhe në sport.

Prej disa kohësh Britania e Madhe, ka votuar që të dalë nga Bashkimi Evropian, për shumë arsye politiko-ekonomike. Megjithatë Brexit, do të prekte padyshim edhe botën e futbollit.

Bëhet fjalë për yllin e Real Madridit, Gareth Bale. E ardhmja e tij është e paqartë, ai mund të detyrohet të largohet nga Real Madridi në rast të një dalje nga BE, siç raporton “ESPN”.

Si një qytetar britanik që jeton diku tjetër në Bashkimin Evropian, uellsiani mund të humbasë të drejtën e tij për të punuar në Spanjë nga 1 prilli.

Kjo situatë mund ta detyrojë Real Madridin ta shesë Bale gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat