Chelsea përgatit ofertën për Paredes

Futboll

Chelsea përgatit ofertën për Paredes

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:20
Leandro Paredes

Maurizio Sarri kërkon të përforcojë mesfushën.

Leandro Paredes është një nga emrat më të përmendur për të zënë vendin e Cesc Fabregas tek Chelsea.

“Blutë” kanë bërë të qartë interesimin e tyre për argjentinasin, duke bërë edhe një ofertë prej 33 milionë euro në drejtim të Zenitit, e konsideruar e ulët nga klubi rus.

Duke parë insistimin e madh të skuadrës së Sarrit, drejtuesit rusë kanë deklaruar se do të uleshin në bisedime, por vetëm për një shifër jo më të ulët se 40 milionë euro.

Leandro Paredes u transferua te Zeniti në verën e vitit 2017 nga Roma për 13 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij përfundon më qershor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat