Emocionuese, Shihnasi Berisha publikon fotot me Agim Binakun - Bota Sot
Emocionuese, Shihnasi Berisha publikon fotot me Agim Binakun

Futboll

Emocionuese, Shihnasi Berisha publikon fotot me Agim Binakun

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:11
Emocionuese, Shihnasi Berisha publikon fotot me Agim Binakun

Gazetari i mirënjohur Agim Binaku nuk është në mesin tonë nga 9 shkurti i vitit 2018! Vdekja e hershme e tij e kishte tronditur jo vetëm botën sportive.

Image

Ish gjyqtari i mirënjohur ndërkombëtar Shihnasi Berisha ka publikuar disa foto kur ai ishte mysafirë i Binakut në emisionin 2 me 1 në RTV 21, kur analizonin çdo ndeshje, diskutonin ishte apo nuk ishte pozicion jashtë loje, apo ishte apo jo penallti, kishte apo jo të drejtë gjyqtari që veproi kësisoj apo që e ndëshkoi me karton të verdhë e të kuq apo pse nuk e ndëshkoi!

Image

Emisione që nuk harrohen dhe i kujtohen sikur sot edhe Shihnasi Berishës. Binaku një kohë të gjatë punoi në RTV 21 dhe viteve të fundit redaktor përgjegjës, ndërsa në kohën e okupimit dhe menjëherë pas lufte ka qenë edhe redaktor në rubrikën e sportit (deri në fund të vitit 2000) në gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...