Pantina merret vesh me Vllazninë

Futboll

Pantina merret vesh me Vllazninë

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:37
Kujtim Pantina

Qendërmbrojtësi vushtrrias, Kujtim Pantina, merret vesh me klubin e Vllaznisë së Pozhoranit. Pantina konfirmon për gazetën “Bota sot”, se ka firmos për Vllazninë vetëm për këtë stinor, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.  

Cilat ishin arsyet që iu bashkua kësaj skuadre? “Organizimi i kryesisë dhe insistimi i tyre që përsëri të jam pjesë e klubit. Objektivi i klubit është që të mbesin në ligën e parë. 

Arsyeja që vendosa është mikpritja e mirë, sepse edhe në të kaluarën kam kaluar fortë mirë dhe kjo me ka shtyrë që të jam pjesë e tyre”, tha Pantina, që së fundi ka qenë pjesë e KF Trepçës. “Synimi im është më jap më të mirën me mbetur në ligë e parë, pasi e meritojnë Pozhorani”, tha ai. Vllaznia është në fund të renditjes (i 16-ti) me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat