Lorik Aliu vazhdon me Llapin!?

Futboll

Lorik Aliu vazhdon me Llapin!?

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:30
Lorik Aliu vazhdon me Llapin!?

Disa futbollist janë të lirë, disa pa kontrata, disa kanë vendosur për të ardhmen e tyre! Ndër ta që pritet ta zyrtarizojë kontratën është edhe mesfushori luftarak Lorik Aliu. Burimet tona bëjnë të ditur se futbollisti do të firmos kontratë me ekipin e Llapit nga Podujeva! Ai së fundi ka qenë në Llap (në vjeshtë), por nuk ka pas kontratë. Nesër futbollisti do të firmos me drejtuesit e Llapit, ku do të bëhen të ditura edhe detajet tjera. Llapjanët me Aliun do të janë edhe më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për titullin e kampionit. Llapi është në pozitën e tretë me 35 pikë, ka pesë me pak se lideri Prishtina dhe katër se Feronikeli që renditet i dyti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat