Barcelona me dëshira befasuese për fazën e sulmit

Futboll

Barcelona me dëshira befasuese për fazën e sulmit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:15
Në listën e Barcelonës për fazën e sulmit janë disa emra, të cilët kanë befasuar të gjithë

Barcelona do të nënshkruajë me një sulmues pas ndeshjes së dytë të Kupës së Mbretit.

Katalanët, kanë mbetur pa një sulmues pas shitjes së Munir El Hadaddi te Sevilla javën e kaluar.

Mediet në Angli raportojnë se në listën e Barcelonës për fazën e sulmit janë disa emra, të cilët kanë befasuar të gjithë.

Dyshja e Chelsea, Alvaro Morata dhe Oliver Giroud, Fernando Llorente i Tottenham, Lucas Perez dhe Christian Stuani të West Ham, janë pjesë e listës së gjerë të Barcelonës.

Këta emra kanë befasuar të gjithë, kur dihet se asnjëri prej tyre nuk po kalon formë të mirë këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat