Polemiku Gattuso: Pse nuk e përdorim VAR-in?

Futboll

Polemiku Gattuso: Pse nuk e përdorim VAR-in?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:49
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, nuk është dakord me vendimet e arbitrit në ndeshjen e Superkupës së Italisë, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 1-0 ndaj Juventusit.

“Ndëshkimi me karton të kuq i Kessie është i drejtë, por nëse kemi teknologjinë duhet ta përdorim. Juves i lanë të përfundonte dy aksione, me Cutronen ngritën lart flamurin menjëherë”, tha Gattuso pas ndeshjes.

Në lidhje me Higuain, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, trajneri kuqezi sqaron: “Nuk ndodhi gjë. Dje kishte temperaturë 38 e gjysmë dhe ka fjetur pak. Duket si barcaletë, por sot kur bëmë foton me Princin, i thashë unë të mos dilte në foto sepse kisha frikë se më infektonte lojtarët e tjerë. Të shohim nesër nëse kjo ishte ndeshja e fundit ose jo e tij me Milanin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat