Liverpool interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Futboll

Liverpool interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 08:16
Ciro Immobile

Ciro Immobile është një nga sulmuesit më të suksesshëm që ka dalë nga Italia vitet e fundit. 

Ish-lojtari i Torinos ka qenë golashënuesi më i mirë i Lazio-s në dy sezonet e fundit dhe disa klube elitare janë përfolur se duan shërbimet e tij. 

Sipas Anfield Press, sulmuesi italian po monitorohet nga skautët e Liverpool, ata do të jenë të pranishëm edhe për sfidën e radhës të Lazio-s ndaj Napolit në San Paolo. 

Edhe Napoli interesohet për blerjen e ish-lojtarit të Torino-s, sipas Tuttosport. Me Dries Mertens që mund të largohet në fund të sezonit, Napoli kërkon ta bëjë të tijin sulmuesin e përfaqësueses italiane. 

Ndërkohë Liverpool do të vazhdojë ta ndjekë Immobile-n deri në fund të sezonit për të marrë sa më tepër informacione mbi të. 

Immobile ka një kontratë deri në vitin 2023 me Lazio-n. Ai ka firmosur një rinovim kontrate gjatë tetorit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat