Periodizimi taktik në futboll

Futboll

Periodizimi taktik në futboll

Nga: Fetah Veliu Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:28
Fetah Veliu

Ka shume vite dhe në vazhdimësi dëgjojmë të njëjtët trajnerë ‘ekspertë“ kosovar të futbollit, disa edhe që drejtojnë asociacionin e trajnerëve, duke u fut në tematika profesionale me vendime kuturas, pa bazë dhe sqarime adekuate për audiencën e futbollit dhe edukimit profesional të trajnerëve, rreth fazave përgatitore, asaj dimërore!

Herë herë thuhet se në këtë fazë duhet ti kushtojmë në masë të madhe përgatitjes fizike dhe aty këtu shkarazi përmendet përgatitja, apo periodizimi taktik i skuadrës për t’u përgatit për fazën tjetër ‘hyrjen’ në garën kampionale pranverore! Këto të dhëna ‘ekspertizë’ për fazën përgatitje të skuadrave elitare kosovare, nëpër programe sportive televizive, ma bënë të kuptojmë, se gjendemi larg posedimit të licencave profesionale edhe pse të njëjtit trajnerë, panelista gjenden në krye të asociacionit të trajnerëve, nuk mund të konkludojmë se kemi njohuri bazike dhe me vlera të larta profesionale në edukimin profesional, konkret të njohurive për fazën përgatitore taktike!

Në anën tjetër dita ditës po bindem se trajnerët tanë pak janë ambicioz dhe eksplorues në kërkesa për të pajisur me njohuri të reja rreth avancimit të profesionit të tyre, edhe me pak më njohës në mënyrë eksplicite dhe implicite metodat dhe proceset organizative të komponenteve kryesore në futboll, të taktikës, teknikës, psikologjise dhe të përgatitjes fizike! Unë në këto tema komponente të rëndësishme në futboll, kam përpiluar programe adekuate të vlerave profesionale, dhe se gjenden me qindra faqe programore të punuara me të gjitha detajet metodologjike dhe organizative! Por unë në këtë shkrim do të ndalem vetëm të faza përgatitore taktike!

Pse po e themi faza përgatitore taktike? Për ata, të cilët nuk kanë njohuri në këtë tematik dhe ata të cilët posedojnë punimin tim programor të fundit të publikuar, organika taktike në futboll, mund të shohin kapitullin, Periodizimi taktik në futboll! Nga deklarimet e trajnerëve, dhe të dhënave jo profesionale për këtë fazë përgatitore, vërej se në një anë nuk edukojnë në formën konkrete dhe profesionale për fazën përgatitore taktike në futboll, dhe më shumë më bindë se shumë pak lexojnë dhe pajisen me njohurit e reja për komponentet kryesore të futbollit, taktikën, të cilët shumë mirë i kemi të prezantuara në detaje edhe më të vogla, me qëllim që të kemi njohuri të reja bashkëkohore për futbollin dhe të kemi evulim të larte në zejen e trajnerit! Prandaj, unë them se në futbollin kosovar nuk kemi avancim të proceseve profesionale e as edhe të avancimit të profesionit të trajnerit, e as edhe cilësi në lojën futboll elitar, Superligës! Po kthehem, te tematika e parashtruar me lartë, të periodizimi taktik në futboll! Zotërinj trajnerë, ju panelista trajnerë televiziv dhe ju drejtues të Këshillit Profesional dhe te Shoqatës së Trajnerëve Kosovar!

Duhet ta kuptoni, se komponenta kryesore në futboll, në vend të parë është Taktika, pastaj kemi Tekniken, Psikologjinë dhe në fund është komponenta Fizike! Pse po e vendosi në vend të parë komponentën Taktike dhe atë Fizike në vend të fundit! Trajnerët, analistë dhe këta drejtues të asociacioneve të trajnerëve duhet ta dijnë se nuk mjafton të vraponi 40 m. pa top, por duhet të mendoni a duhet ta bëni këtë veprim, vrapim dhe cili do të jetë veprimi taktik i realizimit të atij vrapimi, nëse marrim për bazë që me parë është studiuar dhe vizualizuar komponenta taktike e pozicionit fazor, tranzicionit fazor dhe të transformimit fazor të futbollistit në lojë, këto njësi mentale qe janë pjesë themelore të strategjisë taktike në futboll! 

Studioni më shumë tematikën trajnuese

Futbollistët trajnohen në çdo fazë përgatitore edhe në atë fazës dimërore me ushtrime dhe trajnime, të cilët korrespondojnë me funksionimin taktik të futbollistit në lojë, e jo siç deklarohen analistët me përgatitjen fizike!!! Komponenta fizike paraqet, energjinë fizike që posedon një sportist apo në rastin tonë një futbollist! Kjo komponente fizike ka ngarkesat dhe komponentën bazë fizike, forcën, ndërsa në futboll, rëndësi të madhe duhet t’i kushtojmë ushtrimeve dinamike të forcës së qëndrueshmërisë dhe asaj të shpejtësisë! Pse e potencova këtë tezë fizike më lartë, pasi organizmi i një futbollisti nuk është mekanizëm statik motorik, por është i ndërtuar nga strukturat dhe sistemi muskulor, i cili me rritjen e futbollistit nga mosha e re e gjer te mosha adoleshente e më tej, shkon duke u ndërtuar! Njësit themelore muskulore janë fibrat, këto përbëhen nga njësit mikroskopike fibrilet, të cilët janë sarkoma të ndërtuar nga proteinat, aktine dhe miozinë, të cilët në procese të ngarkesave adekuate fizike ato kontraktohen dhe fillojnë të jenë me strukturore në përbërjen proteinike dhe atë kimike dhe themi se një strukturë e muskujve të kofshës femurale së futbollistëve është mirë e konstruktuar në konceptin funksional të forcës së shpejtësisë dhe asaj të qëndrueshmërisë!

Pra, me fjalë të tjera, muskulatura e një futbollisti elitar nuk mund të ndërtohet dhe strukturohet vetëm gjatë një fazë përgatitore, por është proces evulitiv, zhvillimor, që nga mosha e re të përdorimit të programeve adekuate fizike në strukturimin integral të ushtrimeve, të ngarkesave dhe forcës, trajnime këto që mundësojnë strukturim dhe funksionalitet të lartë fizik të një futbollisti që kalon periudhe dhjetëvjeçare të trajnimit në futboll, dhe kur ai gjendet në moshën 18-vjeçare, ka kapacitetin e rritur fizik varësisht se si është trajnuar me program integral, adekuat trajnues fizik gjatë zhvillimit si futbollist i rinj në gjeneratat e ndryshme!

Tani, të një futbollisti seniorë, profesional, trajnimi bazohet në mbajtjen në funksion të energjisë fizike, të strukturës funksionale fizike të muskulaturës, të arritur gjatë zhvillimit të tij psikofizik nëpër gjenerata dhe kërkohet puna trajnuese të mbështetet edhe në ruajtjen e energjisë fizike vetëm me top dhe në konceptin trajnues stërvitor taktik! Trajnerë kosovar dhe ju të futbollit kombëtar, studioni më shumë tematikën trajnuese, periodizimi taktik në futboll, i cili përmban në vete që nga dita e parë e fazës përgatitore programe trajnuese taktike, të cilët mundësojne përgatitjen taktikë të skuadrës në arritjen e modelit taktik të hyrjes së skuadrës në garat kampionale! Kjo tematik përmban në vete tre cikle trajnuese taktike periodike edhe atë: 1. Cikli specifik trajnues taktik, 2. Cikli orientues taktik dhe 3. Cikli i stabilizimit taktik. Për këtë temë dhe shumë tema të ndryshme në avancim profesionit të trajnerit dhe të evulimit, rritjes në cilësi të futbollit kosovar, është diskutuar dhe shkruar shumë, vetëm se duhet të ketë interesim më të madh dhe kërkesa për ekspertizë dhe trajnime, seminare me kuadrot vendore!

Autori është trajner i futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat