Lojtarët nga Serbia ia fusin flakën Therandës!

Futboll

Lojtarët nga Serbia ia fusin flakën Therandës!

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:04
Postimi i Tarik Cmajcanin

Klubi i futbollit Ballkani nga Theranda është në siklet të madh me dy emra, me dy futbollistë, si Tarik Cmajcanin dhe Denis Avdiq, që ka angazhuar nga Novi Pazari. Por ajo që shkakton rrëmujë apo që fut flakën, se këta lojtarë llogariten nga Serbia, madje edhe njëri prej tyre ishte solidarizuar me një postim të analistit nga Shqipëria  Mustafa Nano kur kishte thënë se në Botëror do ishte përkrahës i Serbisë. Këtë shkrim të tij, kështu e kishte quajtur Tarik Cmajcanin: “Drzi Legendo”. Njëri nga sponsorët raportohet se u tërheq nga klubi, po ashtu ka edhe reagime të tjera dhe të ashpra, që nuk mund pajtohen me lojtarët që vijnë nga Serbia, për faktin duke kujtuar edhe të këqija që ka bërë Serbia ndaj popullatës së Kosovës. Ballkani ka dalë me një reagim që sqaruar opinionin kësisoj.

“Klubi futbollistik “Ballkani” në vazhdën e përforcimeve dhe komponimit të skuadrës, gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë disa ndryshime në ekip. Ashtu edhe siq ju kemi informuar me kohë në faqen zyrtare të klubit, deri më tani kemi transferuar 7 futbollistë duke përforcuar të gjitha repartet, dhe duke plotësuar kërkesat Shtabit teknik.

Image

Tarik Cmajcanin dhe Denis Avdiq

Sa i përket disa trumpetimeve të orkestruara nga persona të caktuar, se kinse kemi transferuar futbollistë serbë, kjo nuk është e vërtetë. Siç e dini që të gjitha klubet sportive në Kosovë, qoftë në futboll, basketboll, etj, në mesin e tyre kanë lojtarë nga Bosnja, Mali i zi, Maqedonia… dhe ne jemi njëri ndër këto klube. Ndërsa sa i përket lojtarëve që tani kemi transferuar asnjëri nuk është serb, dhe sipas kësaj logjike të disave, i bie që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti të jetë serb, vetëm se vie nga viset e Luginës së Preshevës, apo cili do futbollist që ka lindur në viset shqiptare që dihet se padrejtësisht aktualisht janë nën administrimin e Serbisë.

Ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka udhëtuar për Durrës ku për disa ditë do të jenë në përgatitje për sezonin e ri.

Siç e dini FC Ballkani, përveç se është në Superligë në mesin e tabelës, jemi në garë edhe për Kupën e Republikës së Kosovës.

Pra, duke qenë në garë në dy fronte, konkurrenca në ekip është shumë e fortë, andaj me kërkesën e tyre kemi liruar disa futbollistë që të kërkojnë përvoja të reja, dhe për të cilët përveç se i jemi falënderues, i kemi edhe dyert e hapura në të ardhmen.

Duke besuar në sqarim nga ana jonë, njëkohësisht mirëkuptim nga ana juaj, kërkojmë përkrahjen e tifozërisë therandase “Xhebrailat” dhe qytetarëve të komunës tonë”, thuhet në reagimin e Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat