Interi planifikon shitjen e Perisiç

Futboll

Interi planifikon shitjen e Perisiç

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:41
Ivan Perisiç

Sulmuesi kroat pritet të largohet në verën nga zikaltërit.

Ivan Perisiç është një prej emrave më të lakuar tek Interi sa i përket atyre që planifikojnë të largohen.

Kroati, i cili deri tani këtë sezon nuk ka pasur paraqitje të mira, vazhdon të ketë shumë admirues në Premier Ligë dhe Interi mund të vendosë ta shesë në përfundim të stinorit.

Megjithatë zikaltërit nuk e kanë ndërmend ta lejojnë atë të largohet atë pa përfituar një shifër të majme parash.

Kështu që klubet e interesuara duhet të bëjnë një ofertë të rëndësishme, pasi vlerësimi nën kampionin e botës është te 50 milionë eurot.

Sipas Gazzetta dello Sport, një tjetër provë që mund të sjellë shitjen e Perisiç është edhe vullneti i Interit për të mbyllur sa më shpejt për Rodrigo De Paul të Udineses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat