Befasohet Perez, ylli i Serisë A i thotë "Jo" në minutën e fundit

Futboll

Befasohet Perez, ylli i Serisë A i thotë "Jo" në minutën e fundit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:31
Florentino Perez

Krzysztof Piatek ka refuzuar mundësinë për të luajtur me Real Madrid, sipas"Don Balon". 

Një goditje e vërtetë për Florentino Perez, i cili mendonte se operacioni do të mbyllej me sukses. Numri një i "Los Blancos", në  fakt, kishte në mendje numrin e fanellës dhe datën për prezantimin e lojtarit.  

Perez është në kërkim të një numri 9-të në merkaton e janarit dhe polaku u zgjodh për shkak të moshës së tij, cilësisë dhe çmimit. Megjithatë, duket se Milan është treguar më i shpejtë. 

Milanezët, sipas shtypit italian, kanë arritur marrëveshjen me futbollistin dhe tani po negociojnë me Genoa-n. Kuqeblutë e vlerësojnë 60 milionë euro polakun, por Milan shpreson të sigurojë shërbimet e lojtarit për 45 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat