Është ndarë nga jeta papritmas futbollistja 25-vjeçare, Moli Ueb, e cila luante për ekipin Lestershajr, në Angli. Ajo ndërroi jetë të dielën në mbrëmje, nga një sëmundje që nuk është diagnostifikuar tërësisht.
Sipas medias “Leicestershire Live”, raportohet se simptomat e kësaj sëmundje ishin të ngjashme me gripin. Së fundmi ajo ishte kualifikuar si mësuese dhe kishte filluar punë në shërbimin e burgjeve.
Familja e saj falenderoi të gjithë për mbështetjen e sinqertë dhe mesazhet e bukura ngushëlluese në këtë periudhë kaq të vështirë për ta.