Wanda & Icardi, nesër mund të jetë dita e së vërtetës

Futboll

Wanda & Icardi, nesër mund të jetë dita e së vërtetës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:37
Wanda & Icardi

Telenovela për rinovimin e kontratës së Mauro Icardi-t me Inter-in mund të përfundojë nesër. "Sky Sport", në fakt, ka bërë të ditur se palët do të takohen përsëri këtë të premte për të arritur një marrëveshje.

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të zikaltërve, ka kërkuar 8 milionë euro në sezon dhe rritjen e klauzolës për prishjen e kontratës, ndërsa drejtuesit e klubit milanez kanë ofruar gjashtë (plus bonuse) dhe heqjen e klauzolës. 

Gjithsesi, Beppe Marotta, administratori i deleguar i Inter-it, ka thënë në ditët e kaluara se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar dhe se synimi i klubit është të rinovojë me sulmuesin. 

Argjentinasi po zhvillon një tjetër vit të mirë, siç tregojnë edhe 14 golat e shënuar në 23 ndeshjet e luajtura në total me Inter-in në këtë sezon.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat