Ujkani: Zhegrova me Gattuson mund të bëhet burrë

Futboll

Ujkani: Zhegrova me Gattuson mund të bëhet burrë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:25
Ujkani: Zhegrova me Gattuson mund të bëhet burrë

Futbollisti Edon Zhegrova kërkohet nga Milani. Ishte ky lajm i bujshëm që raportohej nga mediat italiane për mesfushorin e Kombëtares kosovare disa ditë më parë.  Një lajm i tillë padyshim nuk mund të kalohej pa u komentuar edhe nga kapiteni i Kosovës, portieri Saimir Ujkani i cili në një intervistë për “Tuttomerkatoweb” reklamon aftësitë e Zhegrovës. “Pa asnjë dyshim që e mbështes.

Është i ri dhe ka cilësi të jashtëzakonshme, që i kam parë vetëm te Dybala. Shpresoj që Milani të gjej akord me të. Me Gattuson mund të bëhet burrë, është trajneri që i duhet. Ai është me të vërtetë Messi i ri, siç ka edhe nofkën”, tha Ujkani.

Më pas ai ka folur edhe për situatën e tij, duke qenë se te Rizespor nuk po aktivizohet rregullisht. “Nuk jam i lumtur sepse nuk po luaj. Edhe situata e skuadrës është negative. Kemi nevojë për një mrekulli që të shpëtojmë”, tha mes të tjera Ujkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat