Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit - Bota Sot
Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit

Futboll

Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:45
Andry Robertson

Liverpool ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Andry Robertson për rinovimin pesëvjeçar të kontratës së tij. 

24-vjeçari, i cili iu bashkua të Kuqve 18 muaj më parë nga Hull, ka firmosur një kontratë të re pas progresit fantastik që ka bërë muajt e fundit. 

Robertson ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool gjatë dy sezoneve të fundit, duke bërë 56 paraqitje në të gjithë kompeticionet. 

“Në momentin e parë që klubi më kontaktoi, nuk e mendova dy herë. Dua të qëndroj këtu, kështu që sapo erdhi oferta, u firmos menjëherë,” shprehet ai për faqen zyrtare të Liverpool. 

“Shpresoj që të arrijmë suksese në pesë vitet e ardhshme. Liverpool është një klub i madh që të imponon trofe.

“Sezonin e kaluar ishim shumë pranë, por këtë vit duam të fitojmë diçka të madhe. Ky është objektivi ynë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...